Lajme 

MPJ pret detaje nga autoritetet franceze për dy fëmijët që u mbytën në lumë

MPJ deklarohet për rastin e dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në France, të cilat pritet të transmetojnë detaje më të hollësishme ditëve në vijim për humbjen e jetës aksidentalisht të dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

MPJ është e gatshme për asistence përmes Ambasadës në Paris.

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe institucioni që udhëheq e ka marr me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Andaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre.

Siç thuhet në njoftim, ministri Pacolli, në këto momente të vështira shpreh gatishmeri se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjarët e viktimave.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial