Moti sot, i ngrohtë dhe pjesërisht i vranët

Përderisa brigjet e Evropës perëndimore po goditen nga uragani “Leslie”, mbi rajonin tonë vazhdon të mbajë mot stabil, si rrjedhojë e shtrirjes së fushave anticiklonike mbi Evropën lindore.

Edhe në ditët në vijim parashihet të mbajë mot stabil, i ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell. Mirëpo, sipas parashikimeve të fundit, gjatë fundjavës, kjo situatë bllokuese pritet të ndryshojë, ku priten edhe mundësi për reshje si dhe rënie të temperaturave, shkruan kp.

16.10 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët, me intervale të gjata me diell.

17.10 – Mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

18.10-19.10 – Të enjten mot i mirë, kryesisht me diell. Në mbrëmje pritet që vranësirat të shtohen, e ditën e premte do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Gazetari

Read Previous

Ekipi nga FSK-ja del i treti në garën e vështirë të patrullimit në mesin e 135 ekipeve

Read Next

Kosova po mbledh të mirat e garës së barabartë