Islam 

Mos u ul derisa ti falësh këto 2 rekate

Transmetohet nga Ebi Katade se ka thene: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thene: “Kur ndonjeri prej jush futet ne xhami, atehere mos te ulet derisa te fal dy rekate.” Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Et-Tirmidhi etj.

Shejh Iben Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Keto dy rekate falen ne kohen kur futesh ne xhami.Fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kur ndonjëri prej jush futet ne xhami” eshte tekst i pergjithshem dhe nuk eshte i kufizuar me kohe.Prandaj ne cdo ore te dites apo te nates njeriu futet ne xhami mos te ulet derisa te fal dy rekate.A konsiderohet falja e ketyre dy rekateve kur ben sexhden e leximit?Jo, nje gje e tille nuk arrihet, sepse sexhdja e leximit nuk konsiderohet namaz te shumica e dijetareve.Nese dikush thote: Ajo ka gjykimin e namazit?Nuk eshte ashtu, sepse ajo nuk ka qendrim ne kembe (kijam), nuk ka lexim dhe as ruku. Pra, ne raport me namazin eshte shume e manget.A arrihet falja e ketyre dy rekateve me faljen e vitrit tri rekate?Po, arrihet. Ngase personi ne kete rast ka falur dy rekate dhe me shume.Falja e dy rekateve kur futesh ne xhami a eshte vaxhib?Shumica e dijetareve thone se nuk jane vaxhib. Porse fjala e atyre qe thone se falja e ketyre dy rekateve eshte vaxhib eshte shume e fortë.Dhe e shton (perforcon) me shume kete fjala e te Derguarit te Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur po mbante hutbe dhe nje person u fut ne xhami dhe u ule, duke i thene: “Ngrihu dhe fali dy rekate.”Duke e ditur se degjimi i hutbes eshte vaxhib dhe nuk lejohet te preokuposh me dicka tjeter nga degjimi i saj. Kjo tregon se tehijjetul-mesxhid jane vaxhib.Prandaj fjala se tehijjetul-mesxhid eshte vaxhib eshte (fjale) shume e forte tek mua. Prandaj nuk duhet qe njeriu t’i lere pa falur tehijjetul-mesxhid.

Shkeputur nga “Et-Tealiku ala el-munteka min ekhbar el-mustafa sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” vell. 2

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial