Monografia “Dramat e Qosjes” vlerësohet me çmimin “Ibrahim Rugova”

Monografia “Dramat e Qosjes”, me autor Berat Daka, është vlerësuar me çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”.

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019.

Me çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova”, është vlerësuar monografia “Dramat e Qosjes”, me autor Berat Daka.

Juria profesionale e cila ka bërë vlerësimin ka vendosur që çmimet t’u ndahen si vijon:

1.      Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet Sabile Keçmezi – Basha;

2.      Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

3.      Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;

4.      Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;

5.      Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet Isa Memishi për përkthimin e romanit“Guaska” të Mustafa Halifas; dhe

6.      Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.

Ardian H

Read Previous

Ministri rus i Mbrojtjes viziton Serbinë

Read Next

Manifestim dinjitoz në Cyrih, kushtuar 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës