Molliqaj: VV dhe LDK nuk kanë asnjë dallim nga qeverisja e kaluar

Pas mosarritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të VV-se dhe LDK-së, ka reaguar kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Mbrëmjen e së mërkurës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi përmes një videoje në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, se nuk është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka shkruar se Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë asnjë dallim nga qeverisja e kaluar.

Postimi i plotë i Molliqajt pa ndërhyrje:

Për më shumë se 2 vite, VV dhe LDK kërkonin – me të drejtë – rrëzimin e qeverisë. Për më shumë se dy vite premtonin që për opozitën e atëhershme krijimi i një qeverie të ndryshimit do të jetë shumë i lehtë ngase ata nuk prishen për pozita e për pushtet.

Por në fakt, VV dhe LDK nuk po duket të kenë asnjë dallim thelbësor nga qeverisja e kaluar:

  1. Po dëshmojnë që për ta pozitat janë më të rëndësishme se sa temat konceptuale e qeverisëse. Asnjë mospajtim ta zëmë për arsimin, shëndetësinë, pensionet, ekonominë, etj, por mospajtime të patejkalueshme se kush po merr më shumë pushtet.
  2. Po e lëjnë të vazhdojë keqqeverisjen e kaluar duke mos rënë dakord në mes vete. Prap, për pozita e pushtet, po lejojnë që të vazhdojë keqpërdorimi i buxhetit të shtetit nga qeveria në shkuarje.
  3. Tash e 3 muaj po e mbajnë Kosovën peng të dëshirës së tyre për pushtet, njësoj siç dikur PDK-ja e mbante vendin të bllokuar për 6 muaj. 

0 Reviews

Write a Review

Gazetari

Read Previous

Nuk do ta njihni, ja si po duket ‘Pajtesa’ për Vitin e Ri

Read Next

Ushtaret kufitare të Ukrainës filmohen me të brendshme, videoja bëhet virale

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial