Mjekët dhe infermierët kanë frikë se Gjermania nuk është e përgatitur për COVID-19

Gjermania mund të jetë kursyer më shumë nga niveli i lartë i vdekjeve nga coronavirusi sesa Italia apo Spanja, por ekspertët paralajmërojnë se më e keqja mund të jetë duke ardhur.

“Ne jemi në fillim të një epidemie”, tha Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch, në një konferencë për shtyp në 25 mar, shkruan Euronews.

Rastet serioze në Itali dhe mungesa e pajisjeve mjekësore në shumë vende të tjera, kanë shërbyer si një paralajmërim për Gjermaninë. Spitaleve u është thënë të dyfishojnë kapacitetin e tyre për shtretër të kujdesit intensiv dhe ventilatorë, dhe vendi – si shumë kombe të tjera – është nën bllokim, transmeton Telegrafi.

Por jo të gjithë po dëgjojnë. Të rinjtë ende takojnë miq në parqet e qyteteve të mëdha gjermane,dhe pensionistët shijojnë diellin në kafene në Königsallee të Düsseldorf.

Situata ka bërë që shumë njerëz të pyesin se çfarë duhet të ndodhë në mënyrë që gjermanët të marrin seriozisht kërcënimin e coronavirusit?

Edhe në spitale ka shqetësime se kjo nuk po ndodh.

Një mami në një spital në zonën e Frankfurtit i tha Euronews se kolegët që ishin kthyer kohët e fundit nga skijimi në Austri dhe u ishte thënë se duhet të ndiqnin punën, “për aq kohë sa nuk shfaqin simptoma”. Kjo përkundër faktit se burri i një mjeku kishte testuar pozitivisht për COVID-19.

Ata që duan të hyjnë në karantinë ose vetë-izolim duhet të marrin leje pa pagesë për ta bërë këtë.

“Si duhet të qëndrojmë të shëndetshëm nëse vazhdimisht jemi të ekspozuar ndaj rrezikut?” pyet ajo, e cila dëshironte të mbetej anonime.

Udhëzimet gjithashtu kanë qenë konfuze, tha ajo, duke përfshirë mënyrën e trajtimit të pacientëve që testojnë pozitivisht. 

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

Liburn Aliu: Po na e bjerni punën që në zgjedhjet e ardhshme ta bëjmë qeverinë me mbi 60%

Read Next

Aliu: VV’ja do t’i ketë mbi 60 deputetë dhe do ta bëjë vetë qeverinë e ardhshme