show bizi 

Mjekët detyrojnë Ritën ta anulojë një koncert, ajo dëshpërohet

Rita Ora ka mbetur e “dëshpëruar” pasi që është detyruar ta anulojë një koncert në Berlin me urdhër të mjekëve pasi që ajo ishte sëmurë pak orë para tij

Rita Ora është detyruyar që ta shtyjë një koncert pak orë para se ta fillojë atë.

Krijuesja e disa hiteve, ka treguar për këtë ngjarje në InstaStory ku ka thënë se ajo ishte e “dëshpëruar” pasi që mjekët e kanë urdhëruar që mos të jetë në koncert në Amazon të Berlinit në Gjermani dhe se data e koncertit do të jetë një ditë tjetër.

Ylli, e cila është e zënë si aktore kohëve të fundit, në ribërjen e filmit Oliver!, ka kërkuar falje dhe ka treguar se Liam Payne do të këndojë edhe për të.

“Jam shumë e mërzitur që të lajmërojë që jam zgjuar sëmurë tepër sot dhe kam marrë urdhra nga mjekët që mos të këndojë sonte në Amazon”.

“Kam dashur shumë që të jem me ju sonte. Është një vendim që nuk është marrë nga unë dhe me vjen keq që nuk do të jem aty”.

“Asgjë nuk me bën më të lumtur se këndimi para fansave të mijë të jashtëzakonshëm dhe mos të qenit aty është një zhgënjim-ju jeni pasuria më e madhe që kam në botë”, ka shkruar Rita.

“Ju dua të gjithëve dhe ju falënderojë për mbështetje”, ka shtuar Rita në njërin nga mesazhet e saj.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial