Misteri i veturës së braktisur në Prishtinë

Një veturë e braktisur tash e 30 minuta është duke penguar trafikun në lagjen “Dardania” në Prishtinë .

Vetura është ndalur pranë semaforëve në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ndërsa në të nuk shihet askush.

Lexuesit e Magazina.al, kanë raportuar se kjo veturë po qëndron e braktisur në mes të rrugës tash e gjysmë ore, ndërsa mendohet se shoferi është në njërin prej lokaleve aty duke shfrytëzuar kohën e pauzës së drekës.

Siç shihet edhe në video, kjo veturë po pengon trafikun pasi është ndalur pranë semaforëve.

Gazetari

Read Previous

Avni Dehari: Konkluzionet e ekspertizës thonë se Astriti është vrarë

Read Next

Hoti i NISMA-s: Kë po e pengon NISMA!?