Miratohet huaja për përfundimin e autostradës Prishtinë-Pejë

Kuvendi i Kosovës me unanimitet ka votuar shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-098 për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës për Investime Evropiane për Projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë – Zahaq.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se në momentin e votimit të këtij projektligji, 95 deputetë ishin në sallë dhe të gjithë unanimisht kanë votuar për këtë projekt të autostradës.

“Shumë urime vërtetë qytetarëve të Pejës e krejt Kosovës”, tha Veseli.

Gazetari

Read Previous

Jahir Hyseni-Maleta i gëzoi futbollistët e rinjë, fusha me bari sintetik arriti në Vushtrri falë këtij bashkëatdhetari

Read Next

E qëlloi babai i të dashurës, ndërron jetë 38-vjeçari