Ministrja e Financave: Shumë shpejtë do të bëhet ekzekutimi i parave nga Pakoja Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se është duke punuar me një intensitet të shtuar në verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga pakoja emergjente e qeverisë.

Ajo tha se gjatë verifikimit nga Komisioni, po konstatohen parregullsi gjatë aplikimit, gjë që po vështirëson punën e tyre.

Bajrami po ashtu shtoi gjithashtu se nesër do të përfundojë verifikimi i të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund javës do të përfundojë edhe me verifikimet.

“Është lajm i mirë që KOMISIONI tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve. Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR)”, ka shkruar ajo.

Ministrja Bajrami tha se edhe listat e përfituesve për masën 15 (pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 euro për qytetarët me kushte të rënda sociale të lajmëruar si të papunë) janë në finalizim.

Ardian H

Read Previous

Tomë Gashi: Hashim Thaçi të japë dorëheqje, u njollos me epitetin e të akuzuarit për krime lufte

Read Next

Të infektuarit nga Mamusha janë familjarë të punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0