Ministri Zemaj ka një njoftim për specializantët vullnetarë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar se sot ka nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për specializantët vullnetarë.

Tutje, ka thënë se këto pagesa do të bëhen për muajin maj dhe se me kryerjen e kësaj pagese përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) sot kam nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.

Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personelit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.

Ardian H

Read Previous

U deklarua për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, kërcenohet frikshëm Haziri – publikon pamjet!

Read Next

Një gjarpër i cili tmerroi banorët e zonës, zhduket nga apartamenti në qytetin francez të Rennes


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0