MINISTRI VITIA JEP DETAJE PËR PACIENTIN I CILI ËSHTË DREJT SHËRIMIT NGA KORONAVIRUSI

Arben Vitia, ministri i Shëndetësisë ka bërë me dije se njëri nga pacientët e prekur nga koronavirusi është drejt shërimit, shkruan Insajderi.

Vitia, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se testi i dytë që i është bërë ka dal negativ teksa ka shtuar se janë në pritje të rezultatit përfundimtar.

“Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë”, ka shkruar ai, përcjell Insajderi.

Shkrimi i plotë i Vitisë:

Të dashur qytetarë

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pacientët me COVID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

🙏

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Në Kosovë deri më tani numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 71 teksa një ka vdekur./

0 Reviews

Write a Review

Ardian H

Read Previous

ANËTARI I KRYESISË SË NISMËS SHPREHET KUNDËR RRËZIMIT TË QEVERISË

Read Next

Kancelarja Merkel bën testin e dytë për koronavirus, rezulton përsëri negative