Lajme Rajon 

‘Mini-Schengeni’/ Mal Berisha: I shërben vetëm Vuçiçit, shkon në Beograd si një hero

I ftuar në studion e Syri TV, diplomati i njohur Mal Berisha ka komentuar Samitin e Mini-Schengenit, që po zhvillon takimet në Tiranë.

Sipas tij, Kosova po fyet dhe injorohet në mënyrë flagrante, ndërsa “Mini-Schengeni” i shërben vetëm Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë.

Berisha shtoi se, “Mini-Schengeni” do të përdoret nga presidenti serb në Bruksel.

“Ne jemi pjesë e një projekti europian dhe jo rajonal. Gjoja i bëjmë presion edhe Europës, nëse ju nuk na pranoni ne bëhemi pjesë e mini-schegenit. Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, falë një marrëveshje rtë 2010 lejon lëvizjen me karta identiteti. Kjo që bëhet sot është mbivendosje e diçkaje që është bërë më herët. Lëvizet vetëm me karta identiteti, pa patur nevojë për pasaporta”, u shpreh Berisha.

“Vuçiç e luan këtë kartë në Bruksel duke thënë se shqiptarët nuk janë njësoj. Shqiptarët e Shqipërisë janë të mirë dhe merremi vesh, po problemi janë shqiptarët e Kosovës. Udhëheqësit e Kosovës janë treguar më të matur. Mendoni çfarë i ka thënë Rama sot kryeministrit të Kosovës. Vuçiç shkon në Beograd si një hero”, vijoi diplomati i njohur.

“Kur ti thuash Vuçiç vëlla, shok e mik e të shash Haradinajn duke i hedhur krahun atij, është diçka që nuk e besoja se do e shihja në të gjallë”, u shpreh Mal Berisha.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial