Meta: Thaçi dhe Veseli do ta dëshmojnë pafajësinë e luftës së UÇK-së

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka reaguar pas marrjes së lajmit për dorëzimin e akuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Meta tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ndaj regjimit të Millosheviqit ishte e drejtë.

“Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës nga shtypja dhe gjenocidi i regjimit kriminal të Millosheviçit, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, jo vetëm për lirinë dhe themelimin e Republikës së Kosovës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, por edhe për paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë e saj europiane dhe të rajonit tonë”.

I pari i shtetit shqiptar tha se Thaçi dhe Veseli, do ta dëshmojnë se janë të pafajshme.

“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre. Edhe më parë janë ngritur akuza ndaj ish-drejtuesve të UÇK, por pafajësia e tyre dhe drejtësia e luftës është konfirmuar. Ne besojmë se kjo do të ndodhë përsëri. ”.

Ardian H

Read Previous

Maratonat e New York-ut dhe Berlinit u anuluan për shkak të pandemisë koronavirus

Read Next

Ish-zëdhënësi i Tribunalit të Hagës: Me publikimin e propozim-padisë ndaj Thaçit dhe Veselit, prokuroria ka bërë shkelje serioze


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0