Lajme Rajon 

Meta pas takimit me Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka pritur në një takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Meta ka thënë se e ka uruar Kurtin për suksesin e arritur në zgjedhje, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Metës pa ndërhyrje:

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. 🤝.

🇦🇱
🇽🇰

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial