Sporte 

Messi e barazon Ronaldon për më së shumti het-trike në histori të La Ligës

34 Messi, 34 Ronaldo – është barazuar gjithçka sa i përket het-trikëve të shënuara në La Liga

Deri në mbrëmjen e së shtunës, Cristiano Ronaldo ishte i pari sa i përket het-trikëve të shënuara në histori të La Ligës, me 34, të realizuara me fanellën e Real Madridit për nëntë sezone në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, ai më nuk është i vetëm në krye.

Barça e mposhti 4-1 Celta Vigon në “Camp Nou”, në një ndeshje ku shkëlqeu Lionel Messi.

32-vjeçari realizoi het-trik, duke shkuar në kuotën e 8 golave pas 7 ndeshjeve në La Liga.

Me këtë het-trik, ai kapi shifrën e 34 het-trikëve në La Liga, aq sa Ronaldo. Tani, që të dy, janë futbollistët me më së shumti het-trike në histori të La Ligës.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial