Mësimdhënësve nuk po ju paguhet përvoja e punës- kjo është arsyeja!

Pagesa e përvojës për mësimdhënësit prej 0.5 përqind këtë vit, gjegjësisht nga muaji prill nuk ka dalë së bashku me pagat e tyre sikurse viteve të kaluara. Kjo ka shqetësuar pa masë mësimdhënësit të cilët thonë se do të ngrisin zërin për të drejtën e tyre.

“Viteve të kaluara kam marr këtë pagesë, ndërkohë në muajin prill të këtij viti nuk e kam marr. E kjo më ka shqetësuar pa masë. Besoj se do të gjejnë një zgjidhje, gjegjësisht kjo nuk do të bjen në vesh të ‘shurdhër”, tha mësimdhënsja B (emër i njohur për redaksinë). Për këtë problem janë në dijeni edhe disa nga drejtorët e Drejtorive të Arsimit në disa Komuna.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës, Islam Shabani, shpreson se Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave do ta shqyrtojnë këtë çështje sa më shpejtë për të gjetur një zgjidhje.

“Ne kemi diskutuar lidhur me këtë çështje me personat përgjegjës edhe në MASHT. Normalisht se na ka shqetësuar sepse janë pagesa që ju takojnë në bazë të përvojës që kanë mësimdhënsit. Shpresoj se kjo çështje do të delegohet në vendin e duhur”, ka njoftuar drejtori Shabani.

Se kjo çështje nuk do të neglizhohet nga njerëzit kompetent, shpreson edhe Qazim Maloku, drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Deçanit.

“Po këtë vit nuk i kanë marrë pagesën e përvojës prej 0.5 përqind mësimdhënësit. Këtë pagesë e kanë marr çdo vit kalendarik. Besoj se kanë ndonjë arsyetim e kjo çështje do të rregullohet sikurse për mësimdhënësit e Komunës tonë ashtu edhe në krejt Kosovën”, ka theksuar Maloku.

Gazeta Observer ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga drejtorët e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe atë të Podujevës por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur. Por për këtë problem në tërësi është në dijeni Sindikata e Bashkaur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

“Jemi në dijeni dhe ky veprim i ministrit të Financave është duke i bërë dëm jo vetëm sektorit të arsimit por në tërësi sektorit publik. Me mospagesën e 0.5 përqindshit nuk po ju llogaritet përvoja e tyre. 0.5 përqind për çdo vit llogaritet në pagën bazë. Këtë të drejtë, e kam fjalën për mësimdhënës e kemi fituar sa ishte kryeministri Isa Mustafa dhe ministër i Financave Avdullah Hoti. Madje kjo e drejtë është fituar pikërisht në muajin prill dhe që nga atëherë kjo pagesë iu dilte në po këtë muaj, duke ju shtuar në pagën bazë”, bëri me dije për Gazetën Observer Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u.

E lidhur me këtë çështje Jasharaj thotë se menjëherë kanë diskutuar me MASHT-in dhe Ministrinë e Financave, derisa bën me dije se nuk janë të kënaqur me përgjigjen që kanë marrë.

“Ne jemi angazhuar së bashku me BSPK-në ta zgjedhim këtë çështje. E këtë çështje do ta dërgojmë në gjykatë. Nuk e kemi arritur gjuhën e përbashkët sepse nga Ministria e Financave kanë deklaruar se pagesën për përvojë për mësimdhënës e kanë futur në ngritjen e pagës nga muaji janar i këtij viti që është bërë për mësimdhënësit prej 4 përqind. E kjo tepër e dobët është si ngritje”, ka njoftuar më tej Jasharaj, për Gazetën Observer.

Por, Jasharaj më tej ka njoftuar se pagesa e përvojës prej 0.5 përqind është pagesë që ju takon bazuar në kontratat e mësimdhënësve dhe Projektligjit për Pagat, ndërkohë njofton se do të shikojnë rrugët tjera.

“Pasi që kështu nuk po gjejmë rrugëdalje do të shkojmë përmes Gjykatës, ashtu siç kemi fituar disa rrugë të tjera”, ka bërë me dije më tej Jasharaj. N

dërkohë, për të marr një përgjigje më konkrete nga Ministria e Financave por këta të fundit gjatë tërë ditës nuk kanë dhënë një përgjigje, edhe pas shumë tentimeve.

Gazetari

Read Previous

Pas një kohe të gjatë, Fjolla Morina nis xhirimet e klipit të ri

Read Next

Ndalohet për 48 orë pasi dyshohet se përdhunoi nusen e djalit