Mesfushori i Kombëtares nga karantina: “E kam përmirësuar Lilajn në play station”

Ndër të ftuarit e shumtë në emisionin e radhës “FanZone” ishte edhe Jahmir Hyka, i cili ndodhet në kushtet e karantinës në Izreal (pjesë e skuadrës Sektzia Nes Tziona), në pritje të vendimin për rinisjen e kampionatit.

“U bënë gati rreth 2 javë që është ndalur kampionati e stërvitja, gjithçka. Po kalonim një moment të mirë në luftën për mbijetesë. Kjo është jeta, ka gjëra më të rëndësishme në jetë se futbolli”, deklaroi Hyka.

Situata në Izrael: Izraeli mbahet për sigurinë, kam fatin që jam në një ekip me Lilajn dhe e kalojmë kohën bashkë. Në momente karantine është mirë të jetë kështu, të kesh dikë afër. Luajmë “play-station” të dy, Lilaj është përmirësuar goxha, ka mësuar nga unë.

Nostalgjia për Kaliforninë: Është e kotë të bësh këtë pyetje, se Kalifornia dihet. Izraeli është shtet shumë i bukur, por Amerika mbetet Amerikë.

Përgatitjet në karantinë: Akoma nuk dihet se kur mund të rifillojmë, na kanë dhënë program të stërvitemi në mënyrë individuale. Do na lajmërojnë në një kohë të dytë, megjithatë ne duhet të jemi gati për të rifilluar.

I dobët në kuzhinë: Me gatimin jam shumë dobët, pjesën më të madhe të kohës ushqehem në restorante. Vetëm ndonjë gjë të vogël, për mëngjes. Uroj që shqiptarët të ndjekin rregullat në këtë periudhë, me disiplinë, pasi kështu gjithçka do të mbarojë më shpejt.

Fitore H

Read Previous

Talenti i Lyon: “Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin”

Read Next

Vitia: Zyrtarisht kemi personin e parë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë