Mera Zymeri dhe Sparrow e risjellin në një version modern këngën ‘Çka ka zogu’ (Video)

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Mera Zymeri ka risjell në një version modern këngën ‘Çka ka Zogu’ këngë kjo të cilën e kishte kënduar 25 vite më parë e cila pati impakt të madh në publik në kohën kur u këndua.

Kujtojmë se pas Mera Zymerit kjo këngë ishte kënduar mjaft bukur edhe nga këngëtarja Shkurte Fejza.

Këngëtarja Mera Zymeri ka risjlell këngën “Çka ka zogu” në bashkëpunim me rap artisin dhe tekst shkruesin prishtinas Sparrow.

Kjo këngë e sapo dalë ka nisur të pritet mjaft mirë në publik. Vetë këngëtarja me 25 vite në skenë falenderon të gjithë ata që e kanë përkrahur deri me tani por edhe bashkëpunëtorët e saj.

Kënga është vërtet e bukur dhe ia vlen ta dëgjoni e ta shihni ardhur mjeshtërisht në vokalin karakteristik të Mera Zymerit.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Kolë Susaj dhe Sparrow, muzikën e bëri Kolë Susaj, kurse videoklipi është realizuar nga “Bug Production”.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Mera Zymeri dhe Sparrow. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

NËSE SHIHEMI EDHE NJË HERË

Read Next

Dhjetë ligjet e Sadhguru mbi suksesin dhe kuptimin e jetës