Melihate Termkolli: Albin Kurti po do ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka akuzuar rëndë nënkryetaren e partisë së saj, Vjosa Osmanin, se gjoja po e ndihmon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për ta marrë nga brenda LDK’në.

Si mysafire në emisionin Frontal Live, në T7, Tërmkolli ka thënë se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Osmani, po e shfrytëzon LDK’në për interesa të saj.

“Është përpjekja e dytë edhe brenda, edhe jashtë, që Albin Kurti ta marrë LDK’në përmes Vjosa Osmanit. Por, nuk bën të shfrytëzohet LDK’ja për interesa të dikujt. Këtë nuk e ka bërë as Hashim Thaçi”, ka thënë Tërmkolli.

Duke mos treguar se e ka fjalën për Osmanin, zyrtarja e LDK’së ka thënë se njerëz që dikur kanë qenë përkthyes të Thaçit, sot po bëjnë politikë duke e kundërshtuar atë.

“Njerëz që punën e parë publike e kanë pasur si përkthyes të Hashim Thaçit, sot dalin dhe bëjnë politikë kundër Hashim Thaçit, nuk është normale”, ka thënë Tërmkolli.

Po ashtu, Tërmkolli ka komentuar edhe thirrjet e Osmanit për të mos e votuar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Është e pandershme të qëndrosh në një parti e të bësh thirrje kundër saj”, ka thënë Tërmkolli. /Express/

Ardian H

Read Previous

KËSHILLA NGA PSIKOLOGIA DHURATA AZEMI: FLISNI FËMIJËVE PËR KORONAVIRUS – NË KËTË FORMË MENAXHOJENI KOHËN ME TA

Read Next

Vdes fituesi i ‘Euro 1984’ me Francën