Sporte 

Më së shumti gola në vitin 2019 – Lewandowski, Messi… Mane!

Lewandowski është duke kaluar nëpër një formë fantastike te Bayern Munich.

13 ndeshje, 18 gola në sezonin 2019/20 (deri më tani), Robert Lewandowski po shijon një ndër sezonet më të mira në karrierë, raporton Gazeta Express.

Falë startit fantastik të sezonit (12 gola në Bundesliga), Lewa aktualisht është golashënuesi më i mirë në top pesë ligat në Evropë në vitin 2019.

Ai në total ka realizuar 36 gola në vitin kalendarik 2019, tri më shumë se Leo Messi (33).

I treti renditet sulmuesi në super formë i Pep Guardiolës, Sergio Aguero, me 29 gola, aq sa Kylian Mbappe, derisa Raheem Sterling ka realizuar 27 dhe anësori i Liverpoolit, Sadio Mane me 26. 

Të fundit nga kategoria

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial