McTominay emëron katër lojtarët të pritet të shkëlqejnë te Manchester United

Scott McTominay ka emëruar katër lojtarët e akademisë që pritet të shkëlqejnë në të ardhmen te Manchester United.

Mesfushori i Djajve të Kuq ka qenë shartues në këtë edicion në skemat e Ole Gunnar Solakjsr, duket luajtur në 27 takime.

Mish i freskët nga Perutnina Ptuj, cilësi dhe siguri

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

Tani, 23-vjeçari ka thënë se janë katër lojtarë të akademisë që ai pret që të shkëlqejnë në të ardhmen në Old Trafford.

“Ju mund të shikoni Di’Shon Bernard, Largie Ramazani, Jimmy Garner dhe Mason grenëood që është përfshirë tashmë në skuadrën e parë”, ka thënë McTominay.

“Ai (Mason) është lojtari më i talentuar që kam parë deri më tani, gjuan me të dyja këmbët dhe i ka shumë precize goditjet”.

“Pres që në të ardhmen e afërt të luajmë së bashku dhe të fitojmë trofe me skuadrën”, ka shtuar më tej anëtari i United.

Solskjaer në këtë edicion u ka dhënë shumë hapësira lojtarëve të talentuar, mirëpo që skuadra ka nevojë për lojtarë të kalibrit të lartë që të rivalizojë Liverpoolin dhe Manchester Cityn për titull.

Ardian H

Read Previous

Në korrik aktakuzat e para nga Gjykata Speciale? Flet avokati i njohur

Read Next

Arma më e fundit e Marinës amerikane, mund të rrëzojë një aeroplan luftarak gjatë fluturimit