McAllister nuk hedh poshtë mundësinë e korrigjimit të kufijve, thotë se duhet pajtueshmëri nga BE dhe OKB

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e korrigjimit të kufijve si pjesë e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.

I pyetur nga mediat serbe për qëndrimin e BE-së lidhur me këtë çështje, McAllister ka thënë se një zgjidhje e tillë është e mundshme vetëm nëse palët pajtohen në lidhje me këtë, dhe se një zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjet ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Një zgjidhje e tillë, është e mundshme vetëm nëse të dy palët pajtohen, nëse ajo është në vijë me politikën e stabilitetit të regjionit, si dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare, dhe sigurisht, para të gjithash nëse Bashkimi Evropian dhe OKB-ja pajtohet me këtë”, ka thënë McAllister.

Kujtojmë se idenë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk e kanë hedhur poshtë as SHBA-të.

E kundër kësaj zgjidhjeje, deri më tani fuqishëm ka dalë shteti i Gjermanisë.

Gazetari

Read Previous

Arrestohen femra nga Serbia në një lokal nate në Zherovjan

Read Next

Zaevi përuroi fillimin e ndërtimit të kompanisë farmaceutike nga Shqipëria “Sagen” në Maqedoni