Mbi dy milionë njerëz raportohet se janë shëruar nga coronavirusi

Universiteti John Hopkins njofton se deri më tani, coronavirusi iu ka marrë jetën 336,432 njerëzve, derisa i ka infektuar 5.2 milionë të tjerë, por mbi dy milionë raportohet se janë shëruar nga infeksioni.

Të dhënat e shpërndara nga ky universitet në Shtetet e Bashkuara, bëjnë të ditur se 2,054,125 njerëz në mbarë botën, janë shëruar suksesshëm nga coronavirusi dhe kanë gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, mbetet shqetësim numri prej 5,205,900 njerëzve që vazhdojnë të jenë të sëmurë, ndërsa nuk po ndalon infektimi i personave të tjerë.

Derisa Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të madh të personave të infektuar me coronavirus, Brazili bëhet shteti i dytë me më së shumti të sëmurë, i ndjekur nga Rusia she Spanja.

Shtetet e Bashkuara e kanë edhe numrin më të lartë të personave të vdekur nga coronavirusi, derisa pas vijnë Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

Që kur u paraqit për herë të parë në Wuhan të Kinës gjatë vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në 188 shtetet të ndryshme të botës, duke u kthyer në një pandemi. /Telegrafi/

Fitore H

Read Previous

Reagon Rama: Nga nesër do të hapen aktivitetet e xhamive

Read Next

Naomi Osaka, ylli i tenisit japonez bëhet atletja më e paguar në botë