Mbappe u largua nga fusha mes lotëve

Kylian Mbappe rrezikon të humbasë Champions League.

Talenti francez u dëmtua në kyçin e këmbës të premten mbrëma në finale të Kupës së Francës kundër Saint Etiene.

Ai u largua nga fusha mes lotëve, derisa më pas doli ta festojë titullin me paterica, diçka që vërteton se lëndimi nuk është i lehtë dhe se rrezikon të mos paraqitet kundër Atalantës.

Mbappe si asnjëherë më parë u largua mes lotëve derisa shihet qartë në video se nuk ia falë kapitenit të Saint Etien për atë ndërhyrje, ani pse ky i fundit tenton t’i kërkojë falje. /Gazeta Express/

Ardiana K

Read Previous

Mesazhi interesant i Ibrahimovic në ‘Twitter’

Read Next

Serbia irritohet nga deklarata e Hotit rreth lobimit për njohje, Vuçiq flet nesër