Masakra e Reçakut është terrorizëm shtetror

Shkruan: Remzije J. Zekolli

Më 15 janar 1999 ngjarja që ndodhi në Reçak tronditi opinionin e mbrendshëm dhe ndërkombëtar. Rreth kësaj ngjarje reaguan burrshtetas si Bill Klinton, Toni Bler, Vilian Voker,  Medlin Ollbrajt etj. U vranë 42 civil dhe 12 ushtarë, burra e gra, e gjithë kjo u krye në mënyrën më barbare,  dhuna e ushtruar ndaj tyre e tejkalonte kohën e mesjetës.

Edhe gjatë historisë na janë të njohura terroret shtetërore që  pushteti i ka ushtruar qoftë ndaj kundërshtarëve të tyre politik dhe popullsisë civile, të tillë janë: terrori i bardhë në Rusinë Cariste, terrori i kuq, në kohën e sundimit të Stalinit, terrori fashist në Spanjë dhe Itali, terrori nazistë në Gjermani gjatë sundimit të Hitlerit, terrori sllavo –serb në kohën e Millosheviqit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Serbia terrorin shtetëror ndaj popullit shqiptarë  e ka ushtruar jo vetëm gjatë luftës  së armatosur 1998 – 1999 por edhe në herët prej vitit 1945, 1958, 1968. 1981, 1990, terrorizmi shtetëror serb arriti kulmin me masakrat që i shkatoi anë e mbanë Kosovës si: Likoshan, Abri, Reçak, Studime, Izbicë, Rogovë, Dubravë etj.

Është terrorizëm shtetëror sepse pushteti serb ka ndërmarë akte të dhunës që kanë futur frikë dhe trishtim tek popullata duarthatë e Reçakut. Pushteti  i regjimit të Millosheviqit vetë ndërmirrte ose instrumentalizonte grupe të veçanta  terroriste e të armatosura, të cilat ushtronin terror kundër popullatës civile shqiptare të fshatit.

Gjatë masakrës  në Reçak në rradhët e popullsisë civile janë torturuar 12 fshatar. Me këtë rast forcat serbe kanë shkelur  Konventën Evropiane  për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore,   të cilën e kanë miratuar qeveritë e Këshillit të Evropës më 4 nëntor 1950 në Romë.

Kjo konventë ka hyrë në fuqi  më 3 shtator 1953. Neni 3 i kësaj Konvente decidivisht përcakton: Askush nuk mund ti nënshtrohet torturës, as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose degraduse.

Ndërkaq Konventa kundër torturës dhe dënimeve apo trajtimeve të tjera mizore, çnjerëzore apo degraduse, e cila është aprovuar më 10.12.1984 nga Asambleja e përgjithshme e OKB  me termin tortur nënkupton: Çdo veprim me anë të të cilit një personi i janë shkaktuar me dashje dhembje ose vuajtje të rënda fizike ose psiqike, me qëllim për të marrë prej tij ose prej tjetrit informatë ose pohim, për ta frikësuar,  ose për të bërë presion mbi të,  ose për ta frikësuar apo për të bërë presion mbi një person tjetër ose për çdo motiv tjetër të bazuar në një formë të çfardollojshme, kur një dhembje e tillë ose vuajtje e tillë janë shkaktuar nga një person ose nga çdo person tjetër me titull zyrtar ose me nxitjen e tij ose me miratimin e tij të shprehur ose të heshtur. Nga përkufizimi kuptojmë se në Reçak personat zyrtarë serb polic, ushtarak kanë ushtruar torturë tek fshatarët, me dhunë kanë nxjerr deklarata për të marrë informacione për pozicionet e UÇK-së, u kanë shkaktuar dhimbje, vuajtje, për ta arsyetuar masakrën, gjoja kanë kërkuar informacione për luftëtarët e lirisë.

  Në Reçak janë manifestuar këto akte të terrorit shtetëror:

  • vrasje masive të shqiptarëve, në Reçak janë vrarë  53 persona  prej tyre 42 civilë, 9 ushtarë ditën e masakrës dhe dy ushtarë njëri komandat brigade Ahmet Kaqiku dhe Vezir Jashari ushtarë të cilët bien në mbrojtje të kufomave,  të dy gjinive dhe të moshave pleq, të rinjë dhe fëmijë,  plagosje të më se 15 civilëve.
  • torturimi si formë e terrorit shtetëror, ne Reçak ditën kur është shkaktuar masakra janë torturuar 12 civil të pafajshëm.
  • Dëbimi masovik i fshatarëve nga trojet e tyre etnike. Sipas të dhënave që i mora nga buletini i redaktuar nga Ahmet Qeriqi, Ruzhdi Jashari dhe Bajram Dabishevci,  i cili ishte botuar pas luftës  vetëm për masakrën e Reçakut,  fshati kishte 2400 banorë ndërsa pas masakrës një kohë kishin mbetur vetëm 5 pleq.
  • veprat e dhunshme kundër pasurisë si, djegje të shtëpive, 54 shtëpi të djegura, me këtë rastë është shkelur neni 17 i Deklaratës për të Drejtat e Njeriut e të Qytetarit e miratuar nga ana e Kuvendit freng Kushtetus menjëherë pas shpërthimit të revulucionit freng 1789 Meq pronësia është e drejtë e pacenushme dhe e shejtë, askush nuk mund të privohet nga pronësia përveç nëse këtë e kërkon qartazi nevoja publike e përcaktuar me ligj dhe me kushtetutë të kompenzimit të drejtë paraprak.

Shtëpitë e banorëve iu janë djegur dhe ende nuk kanë marrë kurrfar dëmshpërblimi.  As qeveria e tashme e Serbisë nuk e ka dënuar masakrën e Reçakut, e cila edhe sot kur e kujtojmë na rrënqeth trupin dhe asnje masakër tjetër të shkaktuar në Kosove dhe as që ka kërkuar falje për të vrarët gjatë luftës e lëre më të kompenzoj dëmet e shkatuara nga lufta në tërë territorin e Kosovës.

Me anë të terrorit, poshteti i atëhershëm serb ka pasur për qëllim  që me anë të   depërtimit  masiv  të arrij pastrim etnik të trojeve shekullore të fshatit Reçak. Sipas dëshmitarëve, pas masakrës fshati u zbraz nga popullsia. Mbetën vetëm pesë pleq të cilët kujdeseshin për bagëtin e fshatit. Në këto momente po më kujtohet  një maksimë makiavele “qëllimi arsyeton mjetin” .

Në Reçak sipas dëshmive të dëshmitarëve   vërejmë  se ka elemente të gjenocidit,   të cilin pushteti serb e ka   ushtruar  në dy forma:

  • vrasje të qëllimshme të shkatërrimit të pjestarëve të grupit, në rastin e Reçakut pjesërishtë, sepse popullata civile e kishte lëshuar me kohë fshatin. Vrasja e civilëve është bërë me qëllim që popullata civile të frikësohet dhe ta braktisë fshatin.
  • nënshtrim me vetëdije, banorët e këtij fshati i ka nështruar, pra ata, të cilët kanë arritur t’i zënë në fshat. Konventa për Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit e miratuar nga Asambleja e  Përgjithshme me rezulutën 260A(III) me 9 dhjetor 1948 e cila ka hyrë në fuqi më 12 janar 1951 me gjenocid nënkupton cilëndo nga veprimet e mëposhtme, të kryera me qëllim për të shkatërruar, qoftë tërësisht qoftë pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor a fetar si të tillë;

a)vrasje të anëtarëve të grupit;

b)cenim i rëndë i integritetit fizik a mendor të anëtarëve të grupit;

c)nënshtrim me vetëdije i grupit në kushte të tilla jetese që qojnë në shkatërrimin e tij fizik të plotë a të pjesshëm.

Pushteti  shtetëror me masakrimet që i ka bërë civilëve  në  Reçak ka cenuar rëndë integritetin trupor me vrasje, masakrime dhe itregritetin  mendor te tyre,  pasi që kanë parë trupat e të masakruarve shume banorë të fshatit kanë pësuar trauma të rënda.

Këto krime që pushteti serb i ka kryer në Kosovë janë  të ndëshkueshme sipas konventave ndërkombëtare të cilat i ka aprovuar OKB- ja, Këshilli Evropian.

Tribunali i Hagës duhet të bëjë ndjekjen dhe gjykimin e kriminelëve për krime kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan Viliam Voker gjatë vizitës që i bëri vendit të ngjarjes  e alarmoi opinionin botëror, e quajti krim kundër njerëzimit, i cili ndodhi në fund të shekullit të XX. Ai në konferëncën për shtyp për gazetarë pat thënë: “Tërë atë që kam parë, mund ta përshkruaj si një masakër, apo krim kundër njerëzimit. Me këtë rast as që po ngurroj për t’i akuzuar forcat e sigurimit  të qeverisë serbe, të cilat duhet t’i tregojnë emrat e të involvuarve në këtë operacion, se kush e ka dhënë urdhërin dhe në fund sipas mundësive, kërkojmë që mbrenda 24 orëve të ardhshme Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte të vijë për ta hulumtuar këtë vepër shtazarake”.

Neni IV i Konventës për parandalimin dhe ndjekjen e krimit e të gjenocidit shkruan:” Personat që kanë kryer gjenocid apo çfardo nga veprat tjera të rënditura në nenin III do të ndëshkohen, qofshin ata qeveritarë, funksionarë apo persona të veçantë.

Në paragrafin 98 TPI ndër të tjera thuhet; “Duke filluar nga janari i vitit 1999 forcat e RFJ dhe të Serbisë, duke vepruar nën drejtimin me nxitje apo përkrahjen e  Sllobodan Millosheviqit, Milan Millutinoviqit, Nikolla Shainoviqit, Vlajko Stoikoviqit, kanë vrarë qindra shqiptarë të Kosovës dhe kanë shkaktuar vdekjen e shumë pleqve, grave dhe fëmijëve. Në vrasje masive përfshihem këto raste: Më 15 janar 1999 apo rreth kësaj dite, në orët e hershme të mëngjezit, fshati Reçak i Shtimjes, u sulmua nga forcat e RFJ dhe të Sërbisë. Pas granatimit nga njësiti i UJ, policia serbe hyri në fshat më vonë, në orët e pasditës dhe filloi bastisjen e shtëpive. Fshatarët të cilët kërkonin të iknin prej poilicisë serbe, u vranë kudo në fshat. Një grup prej afro 25 meshkujve, u përpoqën të fshiheshin në një ndërtesë, por u zbuluan nga policia serbe. Ata u rrahën e pastaj u quan në një kodër të afërt të Reçakut. Forcat e RFJ dhe të Serbisë vranë rreth 45 shqiptarë civil në Reçak”.  Diktatori Millosheviq do të japë përgjegjësi jo vetëm për masakrën e Reçakut por edhe për masakrat të bëra në Kroaci dhe në Bosnjë[6]. Edhe nga kjo pjesë e aktakuzës së TPI mund ta mbështes konstatimin tim se me masakrën e Reçakut Serbia ka shkaktuar terror shtetëror.

Në maskrën e Reçakut është shkelur çdo konventë ndërkombëtare, janë keqtrajtuar robërit e luftës, personeli ushtarak i UÇK – së, na është e njohur drama e kufomave të Reçakut, ku UÇK- ja bëri luftë që kufomat të mos bien në duart e kriminelëve, me anë të të cilave Serbia dëshironte ti fshehë gjurmët e krimit. Fshatarëve të Reçakut nuk iu lejohej varrimi me dinjitet i kufomave më 11 shkurt u kumtua lajmi se  më 12 shkurt do të bëhej varrimi i kufomave,  siç jemi të informuar nga mjetet e informimit në varrimin e viktimave të Reçakut ushtruar nga  terrori shtetëror  kanë marrë pjesë mëse 30.000 qytetarë të Kosovës.

Kjo ngjarje të cilën pa ngurrim po e quaj terrorizëm shtetëror që tronditi botën,  pati  jehonë të madhe. Menjëherë pas saj  që ndodhi në Reçak, qendrat e vendosjen filluan ta intensifikojnë aktivitetin e tyre diplomatik. Nuk është e tepërt   të theksoj se tragjedia e Reçakut solli deri te Konferenca e Rambujes,  ku faktori ndërkombëtarë vendosi intervenim ushtarak të trupave të NATO- s. Këshilli i Sigurimit i OKB nxorri rezulutën 1244 ku Kosova vihej në administrim civil ndërkombëtar.

Më 12 Qershor hynë trupat e NATO -së, në Kosovë, e cila ishte  shkatërruar nga lufta, Kosova tani po frymonte lirshëm pa polici dhe ushtri të okupatorit serb, populli me pijetet i kujton viktimat e pafajshme të të gjitha viseve të Kosovës. Siç po shihet Serbia gjatë luftës në Kosovë ka shkelur të gjitha Konventat dhe Deklaratat ndërkombëtare të cilat i ka ratifikuar edhe vetë, Ka bërë krime kundër njerëzimit, gjenocid, terror shtetëror prandoj edhe në tribunalin e Hagës ka zënë vendë të merituar edhe masakra e Reçakut.

Këshilli i Sigurimit i OKB  dhe Aleanca Veri- Atlantike intervenuan për ti ndalur dhe penguar krimet kundër gjenocidit të popullsisë civile,  gjithnjë e  kishin  të qartë dhunën, krimet dhe terrorin shtetëror që ushtroi Serbia kundër popullit shqiptar.

Çdo veprimi të armatosur iu  dha fund më 12 Qershor 1999, ndërsa më 17 Shkurt 2008 u  aprovua vullneti i popullit të Kosovës për Pavarësi.

Sakrifica e madhe e popullit shqiptarë u kurorëzua  me njohjen e sovranitetit shtetror tw    Kosovës nga mëse 110 shtete. Por mbetet sfidë  shtrirja e plotë sovranitetit shtetror në pjesën veriore të territorit të Kosovës e cila po barrikadihet nga bandat kriminale serbe.

Edhe faktori politik vendor dhe ndërkombëtarë duhet të punojnë më shumë  për shpërbërjen e strukturave paralele dhe kriminale të cilat ende po veprojnë në Kosovë.

Këta faktorë duhet të jenë më të vendosur në luftimin e këtyre strukturave që po i shtaktojnë dëm shtetit tonë.

Gazetari

Read Previous

Visar Hajrullaga paralajmron coverin e parë VIDEO

Read Next

Baton o kampion! Baton Zabërgja futbollist që premton