Marigona Geci: Të lutëm kryeministër tërhiqe vendimin për shkarkimin e Agim Veliut

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut.

Geci në fjalimin e saj në Kuvend ka thënë se duhet lënë inatet tani dhe të luftohet kundër coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Tërhiqe vendimin për shkarkimin e Agim Veliut. I kemi lodhur qytetarët duke mbajtur inate, tërhiqe vendimin  për inati të Serbisë. As nuk ligesh as nuk marrohesh por vetëm forcohesh. Të bëhemi bashkë e ta mundim coronavirusin”, deklaroi ajo.

Para deputetes Geci edhe ministri Anton Quni, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që t’i rishqyrtojë vendimet dhe të vazhdohet koalicioni.

Ardian H

Read Previous

9 SHTËPI FALAS, ALMEDA DHE BASHKËSHORTI I SAJ BËJNË GJESTIN E MADH

Read Next

“QE KE ZOT, FE DHE ATDHE” MARIGONA GECI I LUTET KURTIT THA KTHEJ VELIUN