Maratonat e New York-ut dhe Berlinit u anuluan për shkak të pandemisë koronavirus

Maratonat e New York City dhe Berlin janë anuluar për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Maratona e këtij viti në New York City, që do të zhvillohej në 1 nëntor, do të shënonte 50-vjetorin e ngjarjes.

Maratona e Berlinit ishte për t’u zhvilluar më 27 shtator, por është anuluar sepse “argëtimi, gëzimi, shëndeti dhe suksesi” i pjesëmarrësve nuk mund të garantohet.

Michael Capiraso, president dhe shef ekzekutiv i New York Road Runners – organizatorët e New York Marathon – tha: “Anulimi i Maratonës së këtij viti në New York City është tepër zhgënjyese për të gjithë të përfshirët, por ishte qartë kursi që duhej të ndiqnim nga një perpsektivë e shëndetit dhe sigurisë”.

Më parë në qershor, organizatorët e Maratonës në Londër thanë se ata nuk “kanë hequr dorë nga shpresa” e mbajtjes së ngjarjes në 4 tetor./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Benita dhe Monda debutojnë me “Loca”

Read Next

Meta: Thaçi dhe Veseli do ta dëshmojnë pafajësinë e luftës së UÇK-së