Man Unitedi vendos t’i paguajë edhe punëtorët që s’kanë kontratë gjatë krizës

Manchester Unitedi ka vendosur t’i paguajë edhe punëtorët që s’kanë kontratë me klubin, por që punësoheshin vetëm gjatë ndeshjeve në Old Trafford, si rojet e sigurimit dhe ata që merren me futjen e tifozëve në stadium. Madje, Djajtë e Kuq synojnë ta mbajnë këtë premtim edhe nëse Premierliga anulohet ose ndeshjet zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.

Futbolli në Angli nuk do të kthehet të paktën deir më 30 prill, pasi që Anglia, por edhe e gjitha bota, po vazhdon të tentojë ta shmangë përhapjen edhe më të madhe të virusit Covid-19, transmeton Gazeta Express.

Mbi 245 mijë raste janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, ndërsa mbi 10 mijë persona kanë vdekur shkaku i këtij virusi, që e ka ndikuar edhe botën e futbollit, duke e detyruar UEFA-n ta shtyjë Kampionatin Evropian për verën e vitit 2021.

UEFA vendosi të shtyjë Evropianin për t’u lejuar klubeve ta përfundojnë sezonin nëpër kampionate vendore, si dhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Megjithatë, klubet evropiane kanë kohë ta bëjnë këtë vetëm deri më 30 qershor, edhe pse nuk dihet ende se a do të mundë të rifillojë gara.

Ndërkohë, Manchester Unitedi ka konfirmuar se do t’i paguajë të gjithë punëtorët në të njëjtën mënyrë si do t’i kishte paguar nëse ndeshjet nuk do të ishin pezulluar fare.

“Ky gjest i mirë e reflekton dëshirën e klubit për ta reduktuar pasigurinë financiare që e ka goditur fuqinë punëtore, si dhe bëhet si shenjë mirënjohjeje për punëtorët që kanë luajtur rol të rëndësishëm në klub dhe u kanë shërbyer tifozëve”, thuhet në deklaratën e klubit. /Gazeta Express/

Ardiana K

Read Previous

Mustafa deputetëve të tij që dolën kundër rrëzimit të Qeverisë: Çfarë tjetër duhej të bëja kur Kurti na poshtëroi kaq keq

Read Next

“MJEKËT NUK KANË AS DOREZA, PO NA PREKIN ME DURË”, FLET VAJZA QË TENTOI TË ARRATISET NGA KARANTINA NË QENDRËN E STUDENTËVE