Man United i shkon Brightonit në luftë për top katërshe, formacionet

Djajtë e Kuq kanë nevojë për fitore sonte ndaj Brightonit për të mbetur në garë për t’u futur në top katërshe në Premierligë

Manchester United nuk ka më vend për gabime, shkruan Gazeta Express.

Djajtë e Kuq kanë nevojë për sa më shumë fitore në shtatë xhirot e fundit të sezonit nëse duan ta sigurojnë një vend për në Ligën e Kampionëve.

United do t’i kërkojë pikë edhe sonte ndaj Brightonit në udhëtim për t’i vënë nën presion Wolverhamptonin, Chelsean dhe Leicester Cityn.

United vjen nga fitorja e pastër ndaj Sheffieldit me rezultat 3:0.

Aktualisht, ekipi nga Old Trafford gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 49 pikë, 5 më pak se Chelsea, i cili është i katërti.

Brighton ndërkohë gjendet në vendin e 15-të me 33 pikë, i rrezikuar për të rënë nga Premierliga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte dhe do fillojë në orën 21:15. /Gazeta Express/

Brighton:

Manchester United

Ardian H

Read Previous

Pioli: Milani im mund ta mposhtë secilin ekip

Read Next

Ministria e Infrastrukturës vendos ndriçimin në rrethrrotullimin në Mazgit