“Mall për ty”, kënga më e re nga Gena

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Gena, ka prezantuar së fundmi projektin e tij të ri muzikor.

“Mall për ty”, mban titullin kënga të cilën e ka sjellë të shoqëruar me një video në platformën YouTube.

Tekstin dhe muzikën e ka punuar vet artisti, ndërsa me violinë dhe kitarë është përkujdesur Ervin Gonxhi dhe Besmir Shani.

Orkestrimin e këngës e ka bërë ‘EB Production’ dhe videoja i është besuar produksionit “Fole Publishing”.

Duke marrë parasysh vokalin e tij, Gena edhe në këtë këngë është kujdesur për një tekst e ritëm të veçantë.

Përkundër viteve, Gena vazhdon të jetë shumë i kërkuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. /Telegrafi/

Fitore H

Read Previous

Arnold Schwarzenegger dhuron një milion dollarë për luftën ndaj coronavirusit

Read Next

Pas dy muajve të izolimit, kinezët shijojnë ardhjen e pranverës