Lajme Vend 

Lutfi Haziri thumbon Kurtin për shkuarjen e Vjosa Osmanit në Amerikë dhe uljen në lindje të stadiumit

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, përmes një fotografie të postuar me zyrtarë të partisë, ka goditur me rend, fillimisht Rexhe Selimin e Vetvëvendosjes, e në fund edhe Albin Kurtin.

Haziri në Facebook ka publikuar një fotografi me zyrtarët e lartë të LDK’së, përfshirë edhe kryetarin e partisë, Isa Mustafa.

Ai ka përmendur dje një deklaratë të zyrtarit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, në DPT te Fidani ku ka folur për pozitat ministrore që do t’i ndajnë me LDK’në. Haziri thotë se nuk kanë ndarë pozita.

“Nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie. Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale”, ka shkruar Haziri.

“Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ. Në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve. Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!”, ka shtuar ai.

E në fund të fotografisë, Haziri ka thënë se kandidatja për kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, nuk është me ekipin pasi që gjendet në Amerikë. Po të ishte në Prishtinë, sipas nënkryetarit të LDK’së, Osmani do të ulej në perëndim të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerike se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!”, thuhet në shkrimin e Hazirit.

Kurti dje ishte në stadium për ta shikuar për herë të parë ndeshjen e kombëtares së Kosovës, ndërsa ai kishte theksuar se është ulur “në lindje” të stadiumit.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial