Lutfi Haziri, Avdullah Hotit: Secili e ka vendin e vet, kryetari mi ka caktuar disa detyra

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ende po vazhdon të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga partia për dialogun me Serbinë. Derisa LDK po kërkon që ajo të udhëheq me bisedimet pasi të mbahen zgjedhjet, Haziri thekson se Hashim Thaçi duhet të legjitimohet nga Kuvendi për të shkuar në dialog.

Duke komentuar një deklaratë të Avdullah Hotit i cili tha se Haziri ka folur në emër personal kur ka mbështetur Thaçin si kryesues të dialogut, Haziri ka thënë se secili i ka funksionet e veta në parti.Ai ka thënë se atij i janë caktuar disa detyra pasi Isa Mustafa nuk është duke funksionuar në kapacitet të plotë si shef i partisë.

Nënkryetari i LDK-së një ditë pasi ka marrë goditje nga partia e cila u mblodh në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë, është rrëfyer për RTK-në për deklaratat e tij për Thaçin, derisa në sfond ka qëndruar një fotografi e Ibrahim Rugovës.Ai nuk ka folur pse nuk ka qenë pjesë e fotografisë ku ishin zyrtarë të shumtë të këtij subjekti nga degët e komunave të Kosovës.Televizioni publik ka njoftuar se Kryesia e LDK-së edhe sonte do të mblidhet në shtëpinë e Isa Mustafës.

Gazetari

Read Previous

Në Ferizaj, xhamia dhe kisha në një oborr: Flasin imami dhe prifti

Read Next

E thonë shkencëtarët, por e vërteton Kurani:- “Ja çfarë flasin njerëzit 72 orë para vdekjes”