Lovren Tregon pse Modriç nuk mund ta fitoj topin e artë

Luka Modriç do të kishte fituar Topin e Artë nëse do të ishte spanjoll ose gjerman, sipas shokut të ekipit te Kroacia Dejan Lovren.

Modriç, 32 vjeç, ka shënuar një gol fantastik për Kroacinë në ndeshjen ndaj Argjentinës dhe gjithashtu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë ndaj Nigerisë.

Mesfushori është një titullar i padiskutueshëm te Real Madrid por kroati nuk i është afruar asnjëherë Topit të Artë.

“Për shkak se jemi një vend i vogël, ai nuk merr vlerësimin e merituar,” shprehet Lovren që luan te Liverpool.

“Modriç do të merrte më shumë vëmendje nëse do të ishte gjerman apo spanjoll. Mbase do të fitonte Topin e Artë.

“Është një kënaqësi e vërtetë të luash me Modriç”.

“Të gjithë e duam futbollin dhe e dimë se çfarë lojtari i mrekullueshëm është ai. Modriç është padyshim një nga më të mirët në botë”.

Gazetari

Read Previous

Kolumbia mposht Poloninë dhe shpreson në kualifikim

Read Next

Moderatori i zbulon silikonin Xhesika Ndoj në…