Lojërat politike të super fuçive botërore

Gjersa Kina,Rusia dhe SHBA po përdorin lojëra politike gjatë kohës së pandemisë Covid-19, BE po rrezikon të kërkojë ndihmë thelbësore për rajonin që ta largojë koronavirusin.

Të dobësuara nga lojërat e pushtetit, nacionalizimit,popullizmit dhe korrupsionit , të gjitha qeveritë e rajonit nuk ishin edhe aq mirë të përgaditura për shpërthimin e pandemisë së koronavirusit.

Ata vendosën masat e para për parandalimin e virusit, po ndërsa kriza vazhdon ,vendet rrezikohen të varfërojnë kapacitetet e sistemit të tyre shëndetësor , ekonomik, dhe politik.

Udhëheqësit e Ballkanit po thërrasin homologët e tyre të huaj në Lindje e Perëndim pothuajse çdo ditë, duke kërkuar ndihmë si mjekësore ashtu edhe financiare, që vendet e tyre të mbijetojnë nga pandemia Covid-19 me sa më pak dëme të jetë e mundur. transmeton vizioni.info

Disa zyrtarë thonë se këto ndihma që ju jepen, mund të kenë motive të errëta dhe vetëmohuese.

BE duke shfrytëzuar kapacitetet e saja të mëdha administrative dhe financiare për të ndihmuar vendet e Ballkanit , është shfaqur si një fqinj dhe aleat mbështetës dhe i besueshëm në rajon.

Mungesa e agjendave politike apo interesat e veçanta kombëtare, e cila deri vonë është parë si një dobësi për BE-në në Ballkan , është shndërruar në një pasuri kryesore në këtë kohë krize me koronavirus.

Por është e paqartë se si BE, do ju përgjigjet fushatave të PR-së që Kina , Rusia dhe SHBA po i ndërmarrin në rajon.

Kjo sfidë po e shtyn BE-në të merret me çështje për të cilat zakonisht bëhet fjalë, si populizmi dhe pengesat për PR, kjo sfidë poashtu po e shtyn BE që të përshpejtojë lojën e saj, dhe në fund të fiillojë të veprojë si një lojëtar global.

“Ka një betejë globale në të cilën koha është faktor thelbësor” shkroi Komisioneri i BE-së për punë të jashtme,Josep Borrell,si dhe duke theksuar se pandemia e koronavirusit ishte riorganizuese në botë.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ekziston një komponent gjeo-politik, duke përfshirë një luftë për ndikim përmes politikës së bujarisë ” theksoi ai.

Beteja mbretërore për zemrën e Serbisë

Beteja më e madhe për marëdhëniet me publikun është ajo që po ndodh tani për zemrën e Serbisë, ku BE po përpiqet të vazhdojë me veprimet e marketingut të Kinës dhe Rusisë.

Serbia sapo e konfirmoi rastin e parë të koronavirusit me 5 mars, Presidenti Aleksander Vuçiç u drejtua tek të gjithë shtetet botërore për ndihmë.

Kina është ajo që u përgjigjë e para thirjeve të Serbisë për ndihmë për paisje mjekësore si dhe një grup mjekësh arritën në airoportin e Beogradit në 21 mars, gjithashtu të nesërmen një aeroplan tjetër me ndihma erdhi për Serbinë nga Kina.

Presidenti Vuçic e mirëpriti këtë ndihmë nga Kina , ai falenderoi Presidentin e Kinës, XI Jinping, për miqësinë e tyre si dhe puthi publikisht flamurin Kinez në shenjë mirënjohje.

Vuçiç njoftoi poashtu se Serbia do të ndjekë këshillat e mjekëve kinez për parandalimin e koronavirusit.

Por sipas zyrtarëve dhe mediave të ndryshme, këto ndihma që erdhën nga Kina për Italinë e Serbinë, duket se janë ndihma me qëllime të rrejshme dhe janë cilësuar si “diplomaci maskë”.

Ku disa prej tyre po akuzojnë Kinën për përdorimin e pandemisë dhe paisjeve mjekësore si një cilësi të dyshimtë, për të zgjeruar ndikimin e saj tashmë të rëndësishëm politik dhe ekonomik në Europë.

Vuçiç kërkoi ndihmë edhe nga vendet tjera si nga Emiratet e Bashkuara Arabe,Rusia ku edhe këto shtete ju përgjigjën pozitivisht për ndihmë.

Presioni i vrazhdë i Amerikës ndaj Kosovës:

Ndërsa Kina dhe Rusia po përdorin shpërthimin e koronavirusit për të përmirësuar pozicionet e tyre në Ballkan, SHBA-ja po ndjek forma të ndryshme por edhe vetë-shërbyese dhe potencialisht edhe më të dëshme në rajon.

Me ndihmën e politikave Amerikane ,Qeveria Kurti u rrëzua në Kosovë me 25 mars, duke shkaktuar frikë se paqëndrueshmëria poltike mund të pengonte përpjekjet e qeverisë për tu marrë me pandeminë koronavirus.

Arsyeja zyrtare për rrëzimin e Qeverisë Kurti ishe votimi për mosbesimin në koalicionin bashkë qeverisës me LDK-në.

Por arsyeja e vërtetë për rrëzimin e qeverisë së tij ishte se Kurti po pengonte një marrëveshtje të mbështetur nga SHBA, duke e cilësuar atë si të dëmshme për Kosovën, pas presionit të madh për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë.

Kurti i ka refuzuar vazhdimisht bisedimet për “marrëveshje të fshehta” me Serbinë, veçanërisht ato përfshirë edhe një shkëmbim territoresh, ku Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Vuçiç kishin rënë dakord nën kujdesin e Shtëpisë së Bardhë, për marrëveshje e cila do ta detyronte Kosovën që të fal teritor.

Presioni Amerikan mbi qeverinë e përkohshme të Kurtit ka vazhduar, edhe pas votimit të mosbesimit, duke kërcënuar se do të zvogëlojë më tej efektivitetin e vendimeve të kësaj qeveria, duke kujtuar se Amerika ka kërcënuar edhe me tërheqjen e ushtrisë, dhe tërheqjen e investimeve të ndryshme që janë bërë në Kosovë, duke shkaktuar panikë në kohë pandemie kur e gjithë bota do të duhet të ishte duke luftuar COVID-19.

Ekspertët vendor e ndërkombëtar thonë se kjo politikë e paqëndruar në SHBA nuk është që po rrezikon vetëm jetën në Kosovë, por edhe po poshtron demokracinë e re të Kosovës dhe po prish imazhin e njollosur të Amerikës në Europë. /vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

DY PACIENTË ME KORONAVIRUS MBESIN NË GJENDJE KRITIKE

Read Next

GANI GECI TREGON ÇKA I LA AMANET IBRAHIM RUGOVA