Loci: IKSHPK po ngjall panik te qytetarët e Pejës, e papranueshme mënyra e raportimit të rasteve

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se sonte në Pejë janë paraqitur 18 raste të reja në Pejë.

Mirëpo drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci ka kontestuar këto shifra për RTV Dukagjinin.

E SPONSORUARLEXO MË SHUMË

“Shifrat e IKSHP-së nuk pasqyrojnë realitetin në Komunën e Pejës për faktin se këto shifra nuk kanë dalë gjatë ditës së sotme por janë marrë pothuajse gjatë tërë javës së fundit ka testime që janë bërë para pesë apo gjashtë ditëve dhe sonte kanë dalë rezultatet kjo tregon papërgjegjshmëri të IKSHP-së pasi po ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët duke dalë një natë me 18 rezultate e një natë pa asnjë rezultat”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Loci thotë se këto veprime të IKSHPK-së janë të papranueshme për Komunën e Pejës si institucion.

“Mund të llogaritet se çfarë paniku kanë ndjerë personat që u janë marrë mostrat para pesë ditëve e vetëm sonte iu ka dalë rezultati”, tha ndër të tjera Petrit Loci.

Ardian H

Read Previous

Ismaili: Në Gjilan të infektuar me COVID-19 janë edhe dy drejtorë të drejtorive komunale

Read Next

Jakup Krasniqi i reagoi Vjosa Osmanit, vjen kundërpërgjigja e Hazirit – i del në krah kryetares së Kuvendit