LISTA SERBE QESH ME FJALIMIN E SARANDA BOGUJEVCIT KUR LEXON LETRËN E VAJZËS SË NEKIBE KELMENDIT

Në seancën e djeshme të Kuvendit e Kosovës ka ndodhur një gjest aspak i hijshëm, nga deputetët e Listës Serbe.

Derisa deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci po lexonte letrën e vazjës së Nekibe Kelmendit, e më pasta edhe për vrasjen e familjarëve të saj,  deputetët e Listës Srpska shpërthyen me të qeshura.

“As unë se fali gjakunë e familjarëve të mijë”, ishin fjalët e Bogujevcit kur dëgjoheshin të qeshura nga Lista Serbe.

Saranda, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes, u deklarua rreth këtij veprimi të turpshëm.

“Për të qeshurat e tyre nuk është çudi, nuk kanë ndryshuar, janë të njëjtit. Për mua më e dhimbshme është që nuk u dëgjua fjala e Kosovare Kelmendit (vajzës së Nekibe Kelmendit) se sa të qeshurat e Listës Srpska”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Bugujevci u shpreh se nuk pres asgjë më mirë prej Srpska-s, por që ka pritur më mirë nga bashkëkombësit e saj në legjislativ.

Ardian H

Read Previous

Infektologu amerikan: Koronavirusi mund të bëhet ciklik

Read Next

FIFA në bashkëpunim me organizatat e tjera rreth futbollit pritet të marr disa vendime: Ulje pagash deri në 50 për qind, afat kalimtar katër muaj