Limaj reagon pas paralajmërimit të aktakuzës për Thaçin e Veselin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka reaguar pas paralajmërimit për ngritjen e aktakuzës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thacit dhe ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Limaj në llogarinë e tij në “Facebook”, e ka vendosur llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur kështu solidaritetin me zhvillimet e sotme.

Nga Nisma ka reaguar edhe zyrtari i lartë i saj, Bilall Sherifi.

“Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të specializuara doli me një qëndrim skandaloz duke paragjykuar vendimin e Gjykatës Speciale ende pa u miratuar aktakuza. Ky qëndrim politik i prokurorisë speciale që lëshon deklaratë të tillë është dëshmi e pakontestueshme se tërësia e strukturave të të ashtuquajturës Gjykatë Speciale nuk është asgjë tjetër, pos një ngrehinë politike me qëllime të qarta politike”, ka shkruar Sherifi në Facebook.

Ardian H

Read Previous

Sherifi: Gjykata Speciale, një ngrehinë politike me qëllime të qarta politike

Read Next

Adem Grabovci: Drejtësia dhe politika ndërkombëtare, duhet njëherë e mirë ti ndajnë rrugët