Letra e dorëheqjes së drejtorëve të bordit të përkohshëm të Telekomit

Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës mbrëmë ka dhënë dorëheqje, pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.

Bordi dorëheqjen e ka paraqitur përmes një letre dërguar kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.

“Na lejoni të ju njoftojmë se ne anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve: Genc Rraci, Naim Maloku, Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikqi e paraqesim dorëheqjen tonë të parevokueshme”, thuhet në letër

Kujtojmë se në muajin mars, ish-qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte emëruar bordin e ri.

Fitore H

Read Previous

Puthje, festa dhe Corona-turbo në Ballkan

Read Next

Tuna vishet njësoj me djalin, sjell imazhet e ëmbla nga pushimet