Lëndohet një foshnje pasi vetura godet karrocën në Prizren

Një foshnje ka marrë lëndime trupore pas një aksident trafiku, me çrast një veturë ka goditur karrocën me fëmijë teksa ishte duke u shtyrë nga prindi.

Foshnja pas lëndimeve të marra nga aksidenti është dërguar për tretman mjekësor e pastaj është liruar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15, në Prizren.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veture, nga pakujdesia ne vend kalimin për këmbësor ka goditur karrocën me fëmijë qe ishte duke u shtyre nga prindi. Si pasoj fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.FOTO ILUSTRIM

Fitore H

Read Previous

Deklarohet bashkëshorti i Adelinës, e cila u vra nga vjehrri në Zvicër

Read Next

Mbi 485 mijë viktima dhe 9.5 milionë të infektuar në të gjithë botën nga COVID-19