LDK: Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, i paautorizuar për të udhëhequr dialogun me Serbinë, sot, ende pa nisur mirë ky dialog, hoqi të gjitha vijat e kuqe në tavolinën e dialogut me kontestuesit e shtetësisë sonë, thuhet në një deklaratë për media të lësguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, shtetësia e Kosovës ka marrë zgjidhje përfundimtare gjatë Procesit të Vjenës, ka marrë formë me Deklaratën e Pavarësisë dhe ka marrë legjitimitet ndërkombëtar me Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet më tej në deklaratë.

Së këndejmi, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues dhe secili krahasim me shtetësinë e Palestinës përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, vazhdon deklarata.

Prandaj, është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend urgjentisht të vendosin vijë të kuqe për Presidentin që, i paautorizuar, ka marrë në dorë fatet e vendit, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar nga LDK-ja. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

E dhimbshme: Ish-ushtari i UÇK-së tregon se si u plagos rëndë në kokë (Video)

Read Next

Edhe nje Shqiptare shënon supergol, kalon Belgjikën në epërsi ndaj Anglisë