LDK KËRKON SHKARKIMIN E KONJUFCËS, JA ÇFARË VEPRIMI BËN AI

Derisa, po pritet që LDK dhe VV të marrin një vendim lidhur me ndarjen e posteve në mënyrë që të arrihet marrëveshja për bashkë qeverisje, kryetari i ri i kuvendit, Glauk Konjufca po i përvishet punës.

Ai ka priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla dhe atë Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Në këtë takim, drejtuesit e sindikatave të punëtorëve paraqitën shqetësimet e tyre lidhur me vonesën e ndërtimit të institucioneve të Kosovës, për pasojë të të cilës po rrezikohet miratimi i Ligjit për buxhetin e Kosovës për këtë vit dhe rrjedhimisht, pagat e mijëra punëtorëve të sektorit publik.

Ata e konsideruan të domosdoshme gjetjen e një zgjidhjeje për të mos ardhur deri te një situatë e tillë.

Kurse, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se po punohet për ndërtimin sa më të shpejtë të institucioneve, duke i hapur kështu rrugë edhe miratimit të Ligjit për buxhetin.

Tutje, Konjufca shtoi se do të angazhohet maksimalisht për të ardhur deri të një zgjidhje e cila do të evitonte rrezikun e mbetjes pa paga të punonjësve të sektorit publik.

Gazetari

Read Previous

Hoti: Nuk lëvizim nga oferta e fundit, Konjufca s’mund të bëhet peng për prishjen e koalicionit

Read Next

Flet Isa Mustafa: “Jo”në e VV’së nuk e konsideron zyrtare