LDK-ja vlerëson se drejtuesit e institucioneve nuk kanë legjitimitet të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se drejtuesit e institucioneve aktuale dhe individët e tjerë të infiltruar në pushtet për kusure politike, të cilët pritet të udhëtojnë në Bruksel, nuk kanë autoritet, nuk kanë legjitimitet dhe as mbështetje popullore që ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“LDK konsideron se ky grup njerëzish të cilët i lidh vetëm mbetja në pushtet, e të cilët nuk përfaqësojnë më shumë se 40 % të qytetarëve, nuk i bëjnë nder dhe nuk mund të flasin e të marrin vendime në emër të qytetarëve të Kosovës, duke mos pasur mbështetjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. LDK konsideron se vetëm zgjedhjet e reja nacionale mund të prodhojnë institucione legjitime për të quar përpara të gjitha proceset e rëndësishme për shtetin si dhe për të ndaluar degradimin e plotë institucional, politik e ekonomik që e ka pllakosur Kosovën”, thuhet në komunikatë, përcjellë Vizioni.info.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA për normalizimin e relacioneve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Por, ky proces, mund të qohet përpara vetëm nga institucionet legjitime të dala nga zgjedhjet e reja, të lira dhe demokratike, si dhe me një konsensus të gjerë institucional, politik e shoqëror, potencohet në fund të komunikatës. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Haradinaj kërkon lehtësimin e procedurave dhe eliminimin e pritjeve në vendkalimet kufitare

Read Next

Era publikon klipin e këngës “Prisoner”