Largohet nga puna drejtori i Urologjisë i cili mori 100 euro ryshfet nga një pacient

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, ka njoftuar se drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna të dr. Rexhep Kasumajn.

Rexhep Kasumaj vetëm pak ditë më parë është arrestuar nga Policia e Krimeve Ekonomike, pasi dyshohej se ai nuk ka pranuar ta fusë një pacient në sallën e operacionit pa i paguar 100 euro ryshfet.

Pasi atij i ishin konfiskuar paratë dhe pas intervistimit, drejtori i Urologjisë me urdhër të Prokurorit, ishte dërguar në mbajtje.

SHSKUK, gjithashtu njofton se në vend të tij e ka emëruar ud. Drejtor, dr. Sabit Mehmetin, ndërsa Kasumajt, i takon e drejta e kompensimit në pagë në lartësi prej 50%.

Gazetari

Read Previous

Lajm i mirë nga Londra: Vendimi për vizat merret para pushimeve të verës

Read Next

Thaçi deklarohet për largimet e serbëve nga FSK-ja, nuk e fajëon Beogradin