Largohet deponia e mbeturinave në Pestovë të Vushtrrisë

Në kuadër të projektit ‘Ta pastrojmë Kosovën’, është larguar deponia më të madhe e mbeturinave në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Komuna e Vushtrrisë kishte njoftuar dje se ky aksion po zhvillohet në kuadër të programit tre mujor ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, i filluar me 15 shtator dhe që po përkrahet nga Qeveria e Kosovës, Taskë forca komunale dhe ‘Lets Do It Kosova’.

Në njoftimin e Komunës thuhet se deponia ilegale e mbeturinave në fshatin Pestovë ishte pastruar edhe më herët, por sipas tyre pas hyrjes në fuqi të mundësisë së shqiptimit të gjobave, më nuk do të lejojnë hedhjen e mbeturinave jashtë kontejnerëve.

Për deponinë ilegale në Pestovë të Vushtrrisë kishte foluar kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri cili kishte premtuar se çështja e mbledhjes së mbeturinave do të adresohet brenda 12 muajve të parë të qeverisjes së tij.

‘Brenda 12 muajve do të adresojmë çështjen e mbledhjes së mbeturinave me partenritet publiko privat dhe çdo shtëpi do të ketë kontejnerin i cili do të merret një herë në javë dhe nuk do të rritet çmimi i pagesës’, ishte shprehu Tahiri.

Komuna ditë më parë ka njoftuar se në kuadër të bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe GAC, në partneritet me GIZ, pritet që brenda dy jave të filloj ndërtimin e 12 platove për mbeturina sipas planit për riorganizim të shërbimit të vendgrumbullimit të mbeturinave në qytet.

Në njoftimin e Komunës thuhet se Drejtoria për Shërbime Publike posedon rreth 2015 kontejnerë të cilët priten të shpërndahen gjatë muajit nëntor, ndërsa 2500 kontejnerë të tjerë pritet që të blihen nga Komuna për për plotësim të shërbimit për grumbullimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

Gazetari

Read Previous

Palmer: Sa më shpejtë një marrëveshje Prishtinë – Beograd, nuk ka vija të kuqe

Read Next

Rita Ora nuk ka të ndalur! Kthehet në shtëpi me 3 çmime të reja