Lansohet programi për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, z. Besim Beqaj dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, marrin pjesë në “Lansimi i Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up”, ka njoftuar Zyra për informim e Ministrisë së Inovacionit.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka për qëllim promovimin e “Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare “Start-up”, thuhet në njoftim.

Programi është mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë dhe ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ngjarja mbahet të hënën, më datë 16 korrik 2018, në ora 11:00, në ICK- Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, Prishtinë.

AGJENDA:
Folësit:

11:10 – Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
11:20 – Besim Beqaj, Ministër i Ministrisë së Inovacinit dhe Ndërmarrësisë
11:30 – Përfaqsuesi i ICK-së
11:40- Bashkëbisedim /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Si të largosh varfërinë dhe si të jap pasuri Allahu?

Read Next

A e dini se duaja e cilit njeri është që ndërmjet tij dhe Allahut nuk ka perde.