LAJMI I FUNDIT: Avdullah Hoti nuk shkon në Washington, thonë burime nga LDK!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk do të shkojë në Washington më 27 qershor, ku pritej të takohej me delegacionin serb për rifillimin e dialogut mes dy shteteve fqinje.

Kështu kanë bërë të ditur burime brenda LDK-së.

”Isa Mustafa konsideron se nuk duhet të shkohet në Washington, dhe me gjasë Avdullah Hoti nuk do të shkoj”, tha ky burim.

Media ka provuar të marrë një qëndrim zyrtar nga LDK-ja, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Ndërsa, Grenell ka theksuar se ai po bën përpjekje për takim ndërmjet Vuçiqit e Hotit.

Ardian H

Read Previous

Formacioni i së ardhmes te Juventusi – nga De Ligt e Demiral te Kulusevski e Vrioni

Read Next

Kadri Veseli: Jam krenar për luftën e UÇK-së, mohoj përfshirjen në aktivitete kriminale


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0