Lajmërohet përsëri Kadri Veseli, ja çfarë thotë tani për aktakuzat e Gjykatës Speciale

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli sot është njoftuar nga Dhomat e Specializuara se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe presidentit Thaçi.

Në orën 20:00 mbajti një konferencë për media, teksa tani ka reaguar edhe në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

Ai ka shtuar se secili që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet, sepse e di pse ka luftuar.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.

Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.

Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen 👐

Ardian H

Read Previous

Abazi: Thaçi ra në “varrin që hapi për të tjerët”, krimet e luftës nuk mund të zbardhen duke targetuar shqiptarët

Read Next

Molliqaj: UÇK-ja është arsyeja e Republikës së Kosovës