Bota Lajme 

Erdogan tregon ku e merr frymëzimin për të qeverisur: Ky është lideri që më mbush

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani, është një nga drejtuesit që e frymëzuan atë, duke e përshkruar atë si “një drejtues të ri dhe dinamik që është në anën e vendeve të varfra”.  I pyetur nga studentët për udhëheqësit historikë që e frymëzuan, Erdogan tha: Profeti Muhamed, bekimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, është një shembull i një udhëheqësi ideal për mua. Gjithashtu, ka liderë që kanë lënë gjurmët e tyre në kohën në të cilën kanë jetuar.…

Lexo më shumë
Sporte 

Gjiganti italian pas Rrahmanit e Kumbullës

Mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani e Marash Kumbulla kanë bërë paraqitje fantastike në Serie A te Verona. E me paraqitjet e mira kanë marrë vëmendjen edhe të Interit, transmeton Koha.net. Gianluca di Marzio raporton se krerët e Interit janë takuar me presidentin e Veronës, Maurizio Setti, me të cilin kanë marrëdhënie të shkëlqyera. E përveç tyre Interi ka shikuar mundësinë e transferimit edhe të mesfushorit Sofyan Amrabat.

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Gjykata Themelore e Ferizajt, fituese e çmimit ‘Gjykata më Transparente’

Anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryetarë të gjykatave, gjyqtarë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe udhëheqës të institucioneve tjera të drejtësisë, u mblodhën sot në konferencën “Rritja e Transparencës së Gjyqësorit” të organizuar nga BIRN dhe FOL me mbështetjen e Programit të USAID për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë (JSSP). Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, tha se gjyqësori është shtylla e demokracisë për secilin vend demokratik, ku bashkëpunimi, transparenca dhe llogaridhënia e gjyqësorit është qenësore për funksionimin e shtetit të së drejtës, duke i mirëpritur të gjitha monitorimet dhe raportimet…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë gjatë misionit të tij në Kosovë, në fuqizimin e raporteve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Kryeministri në detyrë Haradinaj, e njoftoi ambasadorin Sardi për zhvillimet e përgjithshme në vend, duke theksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e raporteve bilaterale, në fusha të interesit reciprok. Duke vlerësuar rolin e Italisë në periudhat e shtetndërtimit, kryeministri në detyrë Haradinaj, falënderoi ambasadorin Sardi për gjithë…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Ish-kryetari i Suharekës dhe dy të tjerët lirohen nga akuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Nga një akuzë e tillë, janë liruar edhe ish-drejtori i Arsimit, Sherif Berisha dhe ish-drejtori i shkollës “Bajram Curri”, Milazim Hajdari, raporton “Betimi për Drejtësi”. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani, i cili ka thënë se nuk është vërtetuar se tre të akuzuarit e kanë kryer veprën penale me të cilën ngarkohen.Ai ka thënë se shpenzimet e kësaj procedure…

Lexo më shumë
extreme 

Misteri i ngordhjes së qindra zogjve, ranë nga qielli

Qindra zogj në mënyrë të mistershme janë gjetur të ngordhur në një rrugë, kurse dëshmitarë okularë kanë bërë të ditur se ata kanë “rënë prej qiellit”. Më shumë se 300 zogj janë gjetur në asfalt në Anglesey në North Wales, por nuk dihet se cili ishte shkaku i ngordhjes së tyre, transmeton Telegrafi. Hannah Stevens besohet të jetë personi i parë që kishte parë zogjtë e ngordhur. Ajo pretendon se ata kishin ngrënë diçka në rrugë pak minuta para se të ngordhnin. Ajo kishte njoftuar menjëherë të dashurin Dafydd Edwards,…

Lexo më shumë
Sporte 

FIFA po bën gati padinë ndaj Blatterit e Platinisë

FIFA po përgatit një padi ndaj ish-presidentit të saj, Sepp Blatter, dhe ish-presidentit të UEFA-s, Michel Platini, duke u kërkuar kthimin e dy milionë frangave zvicerane të dhëna Platinisë më 2011, që çoi në përjashtimin e të dyve nga futbolli. Komiteti Qeverisës i FIFA-s ka kaluar një rezolutë muajin e shkuar, dhe pasi që paratë s’janë kthyer edhe pse ishin cilësuar si “pagesë e paligjshme” nga Komiteti i Etikës, FIFA duhet të ndjekë procedurat ligjore. Blatteri dhe Platini ishin përjashtuar në dhjetor të 2015-s për tetë vjet nga futbolli. Dënimi…

Lexo më shumë
Sporte 

Edon Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor në Zvicër

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan edhe për skuadrën e Baselit, është shpallur si lojtari më i mirë i muajit nëntor, në Zvicër. 20-vjeçari u përzgjodh si futbollisti më i mirë i muajit pas një periudhe të vështirë nga transferimi nga Genk te Baseli. Njëra nga ndeshjet ku Zhegrova ishte fantastik, ishte ajo kundër Young Boys, ku shënoi edhe një gol të bukur.

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Trump premton 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot se do të nënshkruajë një projektligj për mbrojtjen që parashikon 738 miliardë dollarë të destinuara për të gjitha politikat, duke filluar nga pushimet familjare e deri tek avionët luftarakë. “Të gjitha përparësitë tona hynë në NDAA: Rritja e pagave për trupat tona, ndërtimi i forcave tona ushtarake, kufitare dhe forcën hapësinore,” shkroi Trump në Twitter. Ai porositi Kongresit të mos vonojë miratimin e ligjit që ai do ta nënshkruajë menjëherë, raporton Reuters. Të dy dhomat e Kongresit duhet të kalojnë një projektligj të…

Lexo më shumë
Kulture Letërsi 

Autori Bedri Tahiri dhuron 160 ekzemplarë librash për bibliotekat e shkollave të Komunës së Drenasit

Autori dhe veprimtari, Bedri Tahiri sot ka dhuruar 160 ekzemplarë të librave për nevojat e bibliotekave të shkollave të Komunës së Drenasit. Dorëzimi i ekzemplarëve është bërë në objektin e Komunës së Drenasit, ku autori Tahiri është pritur nga Nënkryetari Nazmi Hasi dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Shqipe Zogu, me ç’rast e falënderuan për donacionin me libra, që është shumë i mirëseardhur për shkollat dhe nxënësit. Ndërsa, autori Bedri Tahiri tha se ky donacion dhurohet me arsyen që të rinjtë të kenë tituj të rinj të librave për…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial