Lajm i madh për Hashim Thaçin, ia arrin edhe një qëllimi

Pas tri orëve negociata, gjatë ditës së sotme, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Kadri Veseli janë pajtuar që të përkrahin Hashim Thaçin për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë, dhe të angazhohen në dialog.“Gazeta Blic”, nga burimet e saj të sigurta mëson se, të gjithë partnerët qeverisës kanë shprehur pajtueshmërinë që dialogu të vazhdojë, dhe Thaçi të ketë mbështetjen e tyre. I pranishëm në takim, ishte edhe vetë Hashim Thaçi.

Po ashtu, përveç liderëve qeverisës, bisedimet janë duke vazhduar që edhe opozita të jetë e kyçur në këtë dialog.

Theksojmë që, Hashim Thaçi disa ditë më parë është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ku ka deklaruar se takimi ishte i vështirë, dhe që nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Gazetari

Read Previous

Samsung muajin e ardhshëm sjell televizorë 8K

Read Next

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës